Një 35-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ditën e djeshme ka rënë nga shkallët e mbikalimit në autostradën Kavajë-Plepa, konkretisht tek shkëmbi i Kavajës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.B, vjeç 35, banues në fshatin Shkallnur, ka rënë nga shkallët e mbikalimit.
Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.
Njoftimi i policisë
*Më datë 03.03.2018, në autostradën Kavajë-Plepa, tek shkëmbi Kavajës, ka rënë nga shkallët e mbikalimit, shtetasi A.B, vjeç 35, banues në fshatin Shkallnur, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.





