Një grua 35-vjeçare u vra në shtëpinë e saj në Bolzano pasditen e vonë të së dielës. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e 30-vjeçares, teksa është vënë në kërkim të bashkëshortit shqiptar, i cili mund të drejtohet në Shqipëri.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në Tirolin Jugor ku punonte si banakiere. Alarmi ra pasditen e së dielës vonë pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të saj, Avni Mecje. Burri gjatë një telefonate kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehej në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës, shkruajnë mediat italiane.

35-vjeçarja banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.