Një 33-vjeçare në Lushnjë rezulton e zhdukur që prej dy ditësh.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë motra e të zhdukurës ajo që ka kallëzuar në polici zhdukjen e saj.
E motra ka thënë se 33-vjeçarja është larguar nga banesa më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.





