Tenton të vetëvritet një 35-vjeçare duke pirë bar miu, arrin të konstatohet në kohë dhe të shpëtojë.

Policia bën të ditur se shtetasja TH.M., banore në Bathore, ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar ilaç për minj.

Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në banesën e saj, ndërsa aktualisht raportohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.