KORE E JUGUT, 17 shkurt 2013 – 3.500 çifte i kanë thënë “Po” njëri tjetrit në një ceremoni masive martese në Korenë e Jugut. Çiftet, anëtarë të Kishës së Bashkimit, janë mbledhur për të kremtuar ceremoninë në qendrën për paqen botërore Ceongshim, në Gapyeong, ku ndodhet edhe selia qendrore e kësaj kishe në Korenë e Jugut.
Kjo është martesa e parë masive pas vdekjes së liderit dhe krijuesit të kësaj lëvizjeje fetare në vitin 1954. Kisha në fjalë u krijua nga prifti Sun Myung Moon. Celebrimi i ritit martesor u bë nga vejusha e Moon, 70 vjeçarja Hak Ja Han, që i spërkati të rinjtë me ujin e shenjtë.
(m.b./AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")