Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 352 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.

Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          352

Të shëruar në 24 orë       426

Të shtruar në spitale       136

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 2,859

Testime totale              1,416,414

Raste pozitive                203,215

Raste të shëruara          194,452

Raste Aktive                      5,633

Humbje jete                      3,130


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,688

Fier                 617

Gjirokastër     556

Shkodër          393

Durrës             364

Berat               274

Elbasan           244

Vlorë                196

Lezhë               127

Korçë               84

Kukës               46

Dibër                44