Një 36-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Sipas bluve të Fierit, shtetasi me inicialet R.B., ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.





