Pas hetimeve që u zhvilluan ndaj 36-vjeçarit nga Kosova i cili në muajin mars sulmoi me sëpatë kalimtarë të rastit, autoritetet gjermane vendosën ta dërgojnë atë në një klinikë psikiatrie ku do të mbahet për një kohë të gjatë dhe jo ta dërgojë në burg.
Kjo masë ndëshkimi i është dhënë pasi prokuroria konsideron se 36-vjeçari e ka kryer krimin në momente të një çrregullimi akut të skizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin. Gjykimi i tij në Gjykatën e Landit, në Dyzeldorf do të mbahet këtë javë, shkruan albinfo.ch
Ngjarja ndodhi në Stacionin Hekurudhor të Dyzeldorfit në Gjermani, ku mbetën të plagosur 8 persona. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, pas ngjarjes 36-vjeçari tentoi të largohej duke u hedhur nga një urë por mbeti i lënduar.





