Abuzimi me alkoolin është bërë shkak që dy banorë të Durrësit të përfshihen në aksidente rrugore.
Për njërin, situata është edhe më e rëndë, pasi është arrestuar nga policia, në vendngjarjen e aksidentit.
Policia bën me dije se ka prangosur gjatë ditës së sotme 36-vjeçarin nga Maminasi, shtetasin A.S, i cili në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga. Fatmirësisht 36-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar, ndërkohë që mjeti ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërsa aksidenti i dytë është regjistruar në rrugën “Abaz Çelkupa”, në Durrës. 49-vjeçari L.G, banues në Durrës, në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin tip “Volskwagen”, ka goditur një tjetër mjet tip “Volskwagen”, që ishte i parkuar. Edhe në këtë rast, ka pasur vetëm dëme materiale nga përplasja mes dy mjeteve.
Për 49-vjeçarin ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.





