SHBA, 15 korrik 2014 – Shokohet Florida. Joy Leeann McCall, 36 vjeçarja nga Ocala, është arrestuar sepse akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 12 vjeçar dhe i ka dërguar mesazhe erotike përmes Facebook-ut.
Gruaja, nënë e dy vajzave 12 vjeçare, dyshohet se është takuar 3 herë me djalin e vogël në pyjet përreth Ocala-s si dhe në makinën e saj në një parking të një qendre tregtare.
Abuzimi me të miturin është denoncuar nga nëna e djalit 12 vjeçar, e cila ka nisur të dyshojë pas rrëfimeve të një shoku të djalit të saj, e për këtë i ka kontrolluar profilin në Facebook.
Aty, gruaja ka zbuluar mesazhet e 36 vjeçares. Joy McCall u arrestua në muajin shkurt dhe pranoi se kishte kryer disa herë raporte seksuale me minorenin. Gjykata e dënoi 36 vjeçaren me 10 vite burg.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





