DURRËS, 25 qershor 2013 –Deri në orën 15:06 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 337 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Pjesëmarrja në votim në nivel qarku ka qenë 50.4 për qind.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 65 739 vota (52 për qind të totalit), ku PS-ja ka 51 125 vota dhe LSI-ja 9 437 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 56 211 vota (44.5 për qind të totalit), ku PD-ja ka 41 873 vota, PR-ja 8528 vota; PDIU-ja 3 386 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 528 vota më tepër, në favor të “mavisë”
Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 33 për qind, është 9 252 vota më shumë e para.
FRD-ja ka marrë 3 749 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





