INDI, 19 mars 2013– Policia në Indi ka bërë të ditur se 37 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë lënduar, pasi një autobus ra nga një urë në Indinë perëndimore.
Autoritetet policore, thanë se aksidenti ndodhi herët në mëngjes në rrethin e Ratnagiri të Maharashtrait.
Autobusi ishte kryesisht udhëtar turist. Zonë ku ka ndodhur aksidenti është më shumë se 200 kilometra në jug të Mumbai.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.