Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë, ku një 37-vjeçar me inicialet A. M., është vetëplagosur me armë gjahu.

Policia ka njoftuar se 37-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

“Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në  banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, informon policia.