Policia italiane ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një shqiptar, të cilin e ka kapur duke shpërndarë drogë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 37-vjeçari me iniciale B.L, është arrestuar në Bellaria Igea Marina, në Rimini.
Mësohet se shqiptari është pikasur duke biseduar me një person, ndërsa pak më vonë i jep një dozë kokaine.
Në këto momente, është bërë arrestimi i shqiptarit. Pasi është vënë në pranga, policia ka kontrolluar banesën e tij, ku është gjetur një sasi prej 2 kg kokaine në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij.
Po ashtu, në banesë, shqiptarit i janë gjetur edhe 1 145 euro, qe dyshohet se i ka përfituar nga veprimtari kriminale e shpërndarjes së drogës.
Ai është dërguar në burgun e Riminit, ku më pas do të dalë para organeve gjyqësore për t’u njohur me masën e sigurisë.





