Malajzi, 31 maj 2014 – Një adoleshente malajziane është përdhunuar nga 38 burra në një kasolle të braktisur, e cila përdorej si vend për konsumim droge. Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur në veri të shtetit Kelantan, Malajzi.
 
Mediat shkruajnë se vajza do të takonte një shoqe, 17 vjeçe, e cila mendohet të ketë qenë bashkëpunëtore e përdhunuesve të dyshuar, pasi ka qenë ajo që e ka afruar në kasollen e braktisur.
 
Më pas thuhet se burrat e kanë përdhunuar për disa orë rresht të miturën. Sipas policisë malajziane në sulm dyshohet se janë përfshirë 38 burra.
 
Policia po heton nëse edhe shoqja e vajzës është përdhunuar. Policia malajziane ka arrestuar të paktën 13 persona, duke përfshirë një burrë dhe dy djemtë e tij, ndërsa ka konfirmuar se të gjithë burrat ishin nga i njëjti fshat.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/