Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin e Gazës teksa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara dhe në qendrat e drejtuara nga një kontraktor amerikan i mbështetur nga Izraeli, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
Ushtria izraelite tha se ka shtënë me armë në mënyrë paralajmëruese kur turmat e njerëzve i ishte afruar forcave të saj. Ndërkohë, 25 palestinezë të tjerë, përfshirë disa gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite, sipas spitaleve lokale në Gazë.
Vdekjet e fundit ndodhën në një kohë kur pritet që kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të njoftoi për veprime të mëtejshme ushtarake dhe mbase plane që Izraeli ta ripushtojë plotësisht Gazën.
Ekspertët thonë se ofensiva e vazhdueshme ushtarake dhe bllokada po e shtyjnë këtë territor prej rreth 2 milionë palestinezësh drejt urisë ekstreme.
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 61 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë apo civilë, por thotë se rreth gjysma ishin gra dhe fëmijë.





