Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar “Louis Armstrong” në New Orleans, kanë braktisur të tmerruar avionin në të cilin ishin, pasi një 38-vjeçar kishte hapur pa ndonjë arsye derën e emergjencës.

Veprimi i 28-vjeçarit, identiteti i të cilit deri më tani është anonim, ka bërë që pasagjerët të tremben duke menduar se avioni i kompanisë ajrore Southwest Airlines ka pësuar ndonjë defekt serioz.

Dëshmitarët okularë filmuan momentin, ku duket se pasagjerët në panik zbrisnin nga avioni, pas veprimit të 38-vjeçarit.

Ky i fundit u neutralizua menjëherë nga stafi i aeroportit, dhe u mbajt i izoluar për një kohë të shkurtër deri në ardhjen e autoriteteve.