Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një i tillë është zhvilluar në Durrës për kapjen e shtetasit Adem Dervishi.

Ai tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të komisariatit Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizmin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Ky shtetas, kur ka parë se ndiqej nga Policia, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt italisë, i shtetasit A. D., 38 vjeç, banues Likmetaj, Durrës.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian”,– njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e shtetasit A. D., drejt Italisë.