Një 38-vjeçar nga Durrësi teksa drejtonte mjetin e tij "Volksvagen", ka aksidentuar një këmbësore një ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, Korçë, ku shtetasi F.L., banues në Durrës ka përplasur 18-vjeçaren J.K., banuese në Korçë.
Për pasojë, e reja ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, sqaron policia në një njoftim për mediat.
Materialet në ngarkim të durrsakut u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, sipas nenit 290 të Kodit Penal.





