Një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të policisë në Greqi, ditën e enjte por që është raportuar sot nga mediat helene.
Mësohet se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.
38-vjeçari ka varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.
Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale, ndërkohë një hetim ka nisur për rastin.





