Një 38-vjeçar nga Durrësi ka konstatuar vjedhjen e një sasie lekësh dhe valute të huaj në shtëpinë e tij, në lagjen nr.11.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, vjedhja është konstatuar një ditë më parë, por po punohet për të sqaruar rrethanat e kësaj vjedhje në shtëpinë e shtetasit R.Sh.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.