Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3400 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë rezultuar 39 raste të reja me Covid-19 si dhe janë regjistruar dy humbje jete për shkak të virusit të rrezikshëm.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 maj 2021)

  • Raste të reja ditore       39
  • Të shëruar në 24 orë      976
  • Të shtruar në spitale      83
  • Humbje jete në 24 orë   2
  • Testime ditore          3,400 
  • Testime totale        674,895
  • Raste pozitive        131,978
  • Raste të shëruara     123,081
  • Raste Aktive            6,468
  • Humbje jete             2,429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë         5032
  • Shkodër       250
  • Fier            160
  • Korçë           209
  • Gjirokastër   197
  • Durrës          106
  • Vlorë           143
  • Elbasan        113
  • Lezhë          102
  • Berat            77
  • Kukës           42
  • Dibër            37