Një çift në Britaninë e Madhe ka mbetur i tronditur pasi djali i tyre 39-vjeçar ndërroi jetë në Kamboxhia.
Por më shokues ishte fakti se në vend të trupit të djalit të tyre, ata morën kufomën e një 77-vjeçari kanadez.
Kevin Nightingale, 39 vjeç, vdiq në maj ndërsa punonte si mësues në Kamboxhia, me autoritetet që thanë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.
Kur riatdhesimi i trupit të tij u krye disa ditë më parë, Maureen Thompson dhe Stephen Nightingale shkuan në morg me shpresën për të marrë trupin e të birit. Por ama, rezultoi se kufoma nuk ishte ajo e duhura.
Në kohën kur trupi i Kevinit mbërriti në Britaninë e Madhe, ishte dekompozuar aq keq sa ishte ‘pothuajse i panjohur’. Ndërkohë, kompania përgjegjëse për transportin e trupit ende nuk ka reaguar.