Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet, ku një 39-vjeçar është gjetur i varur nga banesë.

Sipas policë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Begeja”, mes “Rrugës së Dibrës” dhe “Pazarit të Ri”.

Kanë qenë vetë familjarët e viktimës, shtetasit me inicialet E.T., që e kanë gjetur të pajetë.

Nuk bëhen me dije shkaqet që e kanë detyruar 39-vjeçarin të ndërmarrë një hap të tillë ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.