Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e fshatit Fshat.
Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve nisën kërkimet, të cilat u vështirësuan për shkak të terrenit të thyer. Pas disa orësh pune intensive, trupit i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina.
Informacion paraprak i Policisë:
Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi Klodian Kulla, rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë ka humbur jetën.
Për shkak të terrenit të vështirë, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve kanë kryer kërkime për disa orë, duke bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.





