Itali, 13 qershor 2014 – Gjykata e Apelit e Firences dënoi me 24 vjet burg Edinio Nikajn dhe me 15 vjet burg Sandiljan Buzhalën (ne foto) për vrasje në rrethana rënduese.
Këta dy shqiptarë, së bashku me Erald Nikajn, (vëllain e Edinios) Fabian Mikajn dhe dy italianë, vranë në 26 prill 2010 Masimiliano Da Lion, 62 vjeç pronarin e një pasticerie të famshme në qytezën e Tavernucos (Tavernuzzo) afër Firences.
Fabian Mikaj u vra në Shqipëri, kështu që nuk mund të përballej me drejtësinë italiane, ndërsa vazhdon gjyqi i Erald Nikajt.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





