Policia ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur armë zjarri pa leje si dhe municion luftarak. Në pranga ka përfunduar shtetasi Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd.

Policia njofton se gjatë kontrollit në territorin e banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe  e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.