Katër shtetas bullgarë në Greqi janë arrestuar nga policia helene, pasi kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare, duke i marrë një shumë prej 98 mijë e 500 eurosh. 

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin Santorini dhe arrestimi i 4 bullgarëve erdhi pas mobilizimit të menjëhershëm të Policisë që bllokoi çdo rrugë, për të pamundësuar arratisjen. 

Policia ka shfrytëzuar pamjet e kamerave të zonës për kapjen e mashtruesve, mes të cilëve edhe 2 gra. 

Atyre iu gjetën 98 mijë e 500 euro që i përkisnin 63-vjeçares shqiptare, ndërsa katër bullgarët u dërguan në Prokurorinë e Naxosit me dosjen e ngritur ndaj tyre për ‘organizim kriminal’ dhe ‘mashtrim në bashkëpunim’.