Që prej datës 7 maj, familjarët e 33-vjeçarit E.D. nuk kanë asnjë dijeni se ku ndodhet i riu.
Prej 4 ditësh ata nuk kanë mundur të vihen në kontakt me të dhe për këtë arsye i janë drejtuar policisë për ndihmë.
Burime policore bëjnë të ditur se në datë 10 maj, 30-vjeçari E.D., nga Durrësi ka denoncuar në polici se i vëllai 33-vjeçar ishte larguar nga banesa që në datë 7.
Pas këtij denoncimi, policia e Durrësit ka nisur punën për lokalizimin e të riut 33-vjeçar.





