Katër persona që kishin mbetur të bllokuar prej katër ditësh në Malin e Dajtit në Tiranë, janë evakuuar me sukses nga ushtarakët e FA-ve.

Dhjetë efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura kanë zhvilluar një operacion prej 6 orësh në Dajt, duke evakuuar 4 punonjësit e Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit.

Ata kishin mbetur në Malin e Dajtit prej katër ditësh dhe nuk mund të largoheshin për shkak të rrugës së bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Fatmirësisht, raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.