Në ndeshjen e fundit të Grupit E të Euro 2024, Belgjika dhe Ukraina barazuan 0-0.

Ky rezultat i lejoi “Djajtë e Kuq” të kualifikohen në fazën e 1/16 si vend i dytë dhe eliminuan skuadrën e Rebrov, të fundit në grup me 4 pikë për diferencë të golave. 

Pati pak emocione në “MHP Arena” në Shtutgart, të përqendruara mbi të gjitha në minutat e fundit të lojës.

Trubin i tha jo Carrasco-s, ndërsa Malinovskyi pothuajse e befasoi Casteels direkt nga një goditje këndi, por pa rezultat. 

Rumania fiton grupin, pasi barazoi 1-1 me Sllovakinë, e cila doli e treta në Grupin E. 

Për Lukakun dhe shokët e tij tani kundërshtari i radhës është Franca.