Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratn e ambasadorit amerikan Donald Lu, se në Shqipëri ekzistojnë 4 familje mafioze që kontrollojnë 20 klane.
I ftuar në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Kreu i qeverisë pranoi se në Shqipëri krimi ekziston, por sipas tij, kurrsesi është “krim i organizuar filmash, apo si krimi i organizuar në Itali”.
Deklaratë e fortë për 4 familjet mafioze që kontrollojnë 20 klane?
Krimi i organizuar në Shqipëri është i instaluar kohë më parë. Dhe është larg të qenit krimi i organizuar i filmave, i krimit italian. Nuk është aq i sofistikuar dhe i gjithëpushtetshëm, dhe ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta shkatërruar. S’po themi që s’do kemi më krim, se krim ka kudo, në Amerikë e kudo. Po të shihni shifrat e drogës në SHBA, janë marramendëse.
Marrëdhëniet me ambasadorin Lu?
Shumë të mira. Nuk jemi në afatet e vlerësimit, se presim të arrijmë disa rezultate të tjera. Pa SHBA dhe pa këtë, reforma në drejtësi dhe Vettingu, do ishte më vështirë të bëhej.





