1. Nga punimet për ndërtimin e depos ekzistuese të ujësjellësit në kodër, viti 1940
2. Nga punimet e sistemimit të shesheve të depozitimit të mallrave në portin e Durrësit, viti 1940
3. Nga punimet për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në ish-kënetë, 19 shtator 1940
4. Një rul ngjeshës i firmës SAMICEN të Mantovës gjatë punës për shtrim rruge në ish-kënetë, viti 1940
DURRËS, 30 mars 2013 –Edhe katër foto të Durrësit viteve 1940, teksa paraqiten punime për kanalizimet e ujërave të zeza, ndërtimin e depos së ujësjellësit dhe rikonstruksionin e portit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah” ka zbuluar në ankande on-line foto të një cilësie të lartë kompozimi dhe stampimi që ka bërë “Agenzia Giornalistica Italiana” në vitin 1940 nga Durrësi në suazën e propagandës së autoriteteve një vit pas pushtimit.
Fotot hedhin dritë dhe për historikun e disa objekteve të mëdha sociale si depoja e ujësjellësit, kanalizimet e ujërave të zeza, bonifikimi i ish-kënetës, që mbetën përgjysmë dhe vazhduan pas luftës.
Gjithashtu ka një foto interesante për vazhdimin e punimeve për modernizimin e portit sidomos të sheshit të depozitimit të mallrave.
Firma italiane S.A.M.I.C.E.N e Mantovës ka reklamuar dhe një rul ngjeshës për rrugën mes përmes ish-kënetës dhe rikonstruksionin e boshtit rrugor Durrës-Tiranë.
Datimi i fotove është bërë sipas deciturave prapa tyre.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





