Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Arilena Ara e Era Istrefi janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë posteri zyrtar i festivalit, i cili ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emrat, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”, e cila depërtoi në disa shtete sllave, dhe deri në Rusi.

Ky festival do të mbahet më 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë, ku do të ngjiten në skenë edhe katër artistet shqiptare të lartpërmendura.