23 gusht 2014 – Për shumë meshkuj është një dramë e vërtetë, sidomos për ata që vuajnë nga rënia e flokëve. Rënia e flokëve ama është një problem i cili mund të reduktohet duke ndjekur katër këshilla praktike.

Regjimi ushqimor i duhur – Mungesa e elementëve ushqimorë të shëndetshëm mund të shkaktojë rënien e flokëve. Ndaj këshillohet konsumi i ushqimeve të pasura me proteina, vitaminë A, vitaminë B dhe vitaminë E.

Shampo e duhur – Lajini flokët me një shampo delikate dhe specifike për trajtimin e flokëve kundër rënies, duke e shoqëruar procesin e larjes me masazh në rrënjën e flokëve.

Stresi – Nervozizmi është një faktor që stimulon rënien e flokëve, ndaj këshillohen stimulues për rritjen e flokëve.

Dielli – Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve të diellit mund të dobësojë flokët deri sa të shkaktojë rënien e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/