Armando Broja ka shumë oferta dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Chelsea-t. 

Eksperi i merkatos Fabrizio Romano shkruan se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të merkatos.

Interes për shërbimet e tij ka shfaqur West Ham, që tanimë ka siguruar Kalvin Philips nga Manchester City me formulën e huazimit.

Te West Ham e admirojnë prej kohësh Brojën dhe trajneri David Moyes është një admirues i madh i shqiptarit. 

Pasi shpenzuan rreth 120 milionë sterlina në merkaton e verës, klubi londinez synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të arritur në një nga vendet e parë të klasifikimit. 

Por gjithashtu në garë për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë janë edhe Aston Villa, Fullham dhe Wolverhampton, që do të ofrojnë konkurrencë të fortë për West Ham.