Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se para se të zhdukej, Ervis Martinaj kishte shtuar masat për t’u mbrojtur ndaj kundërshtarëve.

Në një intervistë televizive ajo tregoi se Martinaj kishte 4 automjete të blinduara me të cilat lëvizte dhe mund t’i shpëtonte edhe një atentati me snajper.

“Brilant Martinaj ka qenë njeriu i tij më i besuar, përpara se të zhdukej. Martinaj kishte një shtim të masave të sigurisë në raport me veten. Përpara se të vritej Brilanti, ai kishte arritur të merrte 4 automjete të blinduara edhe po të tentonin ta gjuanin në distancë me snajperë, do ishte e pamundur sepse kundërshtarët e tij do bënin një masakër. Do qëllonin mbi 4 automjete, për të kuptuar se ku do ishte ai”, tha gazetarja.