Sara Hoxha ka nisur tashmë pushimet e para këtë fillim maji me familjen e saj, bashkëshortin Ledion Liço dhe vogëlushin London.
Trashëgimtarja e “Top Channel” ka zgjedhur ishujt Maldive për të kaluar disa ditë relaksi shumë larg Shqipërisë.
Sot publikohen edhe fotot ekskluzive ku po qëndron familja Hoxha-Liço, të resortit luksoz që ofron një pamje të mahnitshme të lagunave, rërës së bardhë dhe brigjeve të kaltra.
Sara ndodhet në resortin Cheval Blanc Randheli, ku vetëm një natë kushton 4094 dollarë, raporton “iconstyle.al”.
Po të shohësh pamjet nga brenda të vilës luksoze, vë re një arredim luksoz të dhomave me dalje në oqean dhe pishina private.
“Tipike për një arratisje romantike”, përshkruhen ky resort në faqen zyrtare të tij, ku thuhet gjithashtu se ka marrë aprovimin e Princit William dhe Dukeshës së Cambridge Kate Middleton dhe ka pasur shumë të ftuar nga familja mbretërore.
Nëse kthehemi pas në vitin 2014, Kate dhe William bënë një arratisje romantike në këto ishuj, ku thuhet se kaluan një muaj mjalti të dytë pas 2 vjet martese.
Me sa duket, këto ishuj kanë tërhequr edhe çiftin e famshëm shqiptar, Sara dhe Ledion.





