Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 4 orësh marrje në pyetje.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve refuzoi të fliste për mediat, duke iu përgjigjur:
“Nuk kam asnjë koment”.
Kujtojmë se emri i Klotilda Bushkës doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Para kolegëve të saj, Bushka u shpreh se me Ajola Xoxën ka bashkëpunuar që para se të bëhej deputete, ndërsa Erion Veliajn e ka “mik fëmijërie”.





