Katër persona në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrollit në territor, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, kanë ndaluar në lagjen nr. 1, Durrës, mjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe i sekuestruan 7 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasen S. B., 52 vjeçe, pasi në Sukth, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.