Fushë Krujë, 12 qershor 2014 – Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur sot, në firmën “Shijaku SHPK”, ku katër persona të armatosur dhe maskuar kanë hyrë në ambientet e saj, duke grabitur.
Si fillim, grabitësit i kanë marrë armën rojes së firmës, duke bërë kështu më të lehtë kryerjen e grabitjes. Autorët kanë vjedhur të gjithë xhiron ditore. Mësohet se kjo firmë, merret me aktivitetin e ndërtimeve, hekurishteve, dhe me shitje materialesh ndërtimi.
Ndërkohë, policia e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





