- Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Kancerit, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen në zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes.
- Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit dhe Agjencia Ndërkombëtare për kërkimin e kancerit vlerësojnë se rreth 1.5 milion jetë mund të shpëtohen çdo vit, nëse merren “masa vendimtare” për luftimin e kancerit.
4 shkurt 2015 – Ekspertët thonë se njerëzit mund të rrisin shanset për shmangien e sëmundjes, nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbipeshë, bëjnë ushtrime çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pinë sasi të kontrolluar alkooli.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri ka marrë rreth 7.6 milionë jetë në vitin 2008. Shumica e vdekjeve janë konsideruar të parakohshme. Shërimi modern i përshtatur tipit të ADN-së të tumorit premton rezultate më të mira, ndërsa do të përdoreshin terapitë individuale në vend të standardit të tanishëm të hemoterapisë dhe rrezatimit.
Sëmundjet malinje shumë shpejt do të bëhen gjendje kronike, e cila mund të shërohet suksesshëm, në vend të bombës me sahat, e cila nënkupton vdekje të shpejtë dhe të dhimbshme, pohojnë shkencëtarët për “Daily Mail”.
Ata besojnë se si teknikat radikale moderne të shërimit do të ndihmojnë në krijimin e trajtimeve të personalizuara të kancerit, të cilët do të zgjasin në mënyrë të konsiderueshme jetën kualitative të të sëmurëve.
Ata do të jenë në dispozicion prej pesë deri dhjetë vjet, ndërsa bazohen në analizën ADN-së të tumorit të çdo pacienti. Projekti britanik me vlerë 3.5 milionë euro duhet të sjellë fundin e vënies afatgjatë te diagnozës, heqjes kirurgjike, rrezatimit dhe hemoterapisë si baza të terapisë te shumica e të sëmurëve nga karcinoma.
Kjo që bëjmë nuk është shkencë fantastike, por vënie e shkencës në praktikë.
Qëllimi ynë është, që të mundësojmë shërimin e numrit sa më të madh të njerëzve, ka thënë udhëheqësi i projektit, profesor Alan Ashworth nga Instituti për hulumtim të kancerit. Profilizimi gjenetik i kancerit tashmë është duke u bërë në shumë laboratorë nëpër botë, ndërsa pengesa e vetme, që kjo të bëhet praktikë është çmimi i trajtimeve të tilla. Tashmë ekzistojnë ilaçet, që kanë qëllim shërimin e llojeve të caktuara të kancerit, siç është ilaçi Vemurafenib për melanomë ose Tamoxifen për kancerin e gjirit.
"Vetëm një nga dhjetë femra me kancer të gjirit që marrin hemoterapi reagojnë në atë trajtim, për të cilën arsye është e dukshme se si profilizimi i secilit tip të kancerit mund të ndihmojë në shërimin e tij dhe që nuk duhet të aplikohet trajtim i njëjtë për të gjithë", shpjegon Ashworth.





