4 shpërthime me lëndë plasëse kanë ndodhur në ditët e para të Janarit në Foggia të Italisë, ku për disa prej tyre akuzohet një 33-vjeçar shqiptar.
Shpërthimi i fundit ishte këtë fundjavë përpara restorantit “Poseidon” në Vico Ciancarella, në qendrën historike të Foggias.
Shpërthimi me lëndë plasëse dëmtoi vetëm pjesën e jashtme të grilave të këtij biznesi. Nga ana e tyre hetuesit janë duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit por edhe të banesave aty pranë.
Pronari i “Poseidon” është po i njëjti me atë të kompanisë Coffeè 0861 që merret me shpërndarjen e kafesë, të cilit të premten e kaluar i shpërtheu në flakë edhe furgoni, shkruan Corriere Della Sera.
Ky biznes është i njohur edhe për sulmin me tritol që pësoi më 12 nëntor 2019, kur persona të panjohur e hodhën në erë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas hetuesve italianë, pas sulmit të fundit në Foggia besohet se qëndron një 33 vjeçar shqiptar i cili u arrestua në prill të vitit 2020. Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohej për shpërthimin me tritol të nëntorit 2019.
Shpërthimi në fundjavë shënon sulmin e katërt që nga fillimi i këtij viti, në Itali dhe veçanërisht në provincën e Foggias që nga fillimi i këtij viti.
Më 3 janar, në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra, shpërthyen dy lëndë plasëse përpara një parfumerie dhe një dyqani makinash në San Severo.
Ndërsa në Foggia më 5 janar, një sasi tritoli shpërtheu përpara një dyqani lulesh në via Guido Dorso jo shumë larg stadiumit dhe e fundit shpërthimi ndaj restorant posiedon këtë fundjavë.





