Katër burra, të gjithë me maska dhe të armatosur (me pistoletë, një shkop dhe një thikë kuzhine) kanë grabitur vilën e një pronari hoteli të famshëm në Buggiano të Italisë.

Aksioni tamam si nëpër filma për vjedhjen e vilës është kryer nga 4 shqiptarë. Si fillim ata kanë sulmuar shqiptarin që kujdesej për këtë vilë, i cili ishte jashtë shtëpisë duke pritur që të ktheheshin pronarët e saj.

Pasi e kanë tërhequr zvarrë atë, hajdutët e kanë lidhur dhe i kanë mbyllur gojën me ngjitës shqiptarit dhe shërbyeses 49-vjeçare e cila ndodhej në banesë.

Grabitësit pasi i kanë terrorizuar i kanë detyruar ata që t’u tregojnë kodin e kasafortës.

Në këtë kohë vjen pronari i vilës 62-vjeç dhe gruaja e tij 59-vjeçare. Ai ka nisur të përleshet me njërin nga hajdutët por ky i fundit e ka shtrirë në tokë.

Nën kërcënimin e armës pronarit të hotelit iu desh të tërhiqej dhe ka pranuar që t’u dorëzojë atyre një orë ‘Rolex’, 300 euro që ai kishte në portofolin e tij, ndërsa gruas së italianit (pronar i një hoteli të famshëm) i morën 1000 euro. Për t’i shpëtuar policisë, grabitësit janë arratisur me mjetin tip ‘Lancia Y’ të pronares së shtëpisë.

Emrat e tyre nuk dihen teksa Policia eshte vene ne ndjekje per t’i arrestuar ata.