Itali, 2 prill 2014 – Në kuadrin e operacionit “Qingji”, 180 anëtarë të forcave të rendit arrestuan 22 persona në të katër anët e Siçilisë. Ndër të arrestuarit ishin edhe 4 shqiptarë. Aleanca shqiptaro – italiane merrej me trafik kanabisi, që vinte nga Shqipëria dhe trafik kokaine, që vinte nga Amerika Latine në portin e Xhoja Tauros. Katër shqiptarët e prangosur në kuadër të këtij operacioni janë:
1. Armand Hasala, 41 vjeç
2. Roland Kalemaj, 38 vjeç
3. Ylber Xeka, 29 vjeç
4. Shpetim Xeka, 35 vjeç
Operacioni policor “Qingji”
Shkatërrohet një rrjet i trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Shqipëria në Siçili, me bazë në Comiso që më pas shpërndahej nëpër rajone të tjera të vendit fqinjë. Në aksionin e koduar “Qingji” (Agnellino) të Policisë së Raguzës kanë marrë pjesë më shumë se 180 efektivë policie. Sipas mediave italaine, operacioni policor ka marrë këtë emër, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve që ishin përfshirë në këtë rrjet trafiku droge punonin si barinj, dhe në bisedat e tyre telefonike e quanin një kilogram drogë, një qingj.
22 urdhër-arreste janë ekzekutuar gjatë natës në Raguzano, Romë e disa rrethina të tjera. Hetimet kishin nisur që në vitin 2011, kur gjatë një aksioni ishte kapur një sasi prej 130 kilogramësh kanabis sativa.
Sipas akuzës, shqiptarët kishin krijuar lidhje me grupin mafioz Dominante-Carbonaro në Siçili. Të arrestuarit janë dërguar në burgjet e Raguzës, Katanias dhe Sirakuzës në pritje të dhënies së masës së arrestit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





