4 medalje të arta për 4 sportistët durrsakë që u përfaqësuan më së miri në Kampionatin Kombëtar të Taekwondo-s të zhvilluar në fillim të këtij muaji në kryeqytet.

Migena Doçi, Matio Matoshi, Enerik Sadiku dhe Samanta Aliaj janë 4 më të mirët e Durrësit në këtë disiplinë sportive.

Për “DurrësLajm”, studentja Migena Doçi dhe 15-vjeçari Mario Matoshi pas triumfit në eventin kombëtar rrëfejnë synimet e radhës.

Podium nderi në këtë event kombëtar rrëmbyen edhe adoleshentët durrsakë Dritleu Nezaj dhe Mateo Lila, respektivisht vendin e dytë dhe të tretë në peshat përkatëse.

Për ta, medalja e marrë në këtë kampionat është një shtysë më shumë për t’u marrë më intensivisht me stërvitje dhe për të sjellë kupa të tjera në shtëpi.

Megjithëse një sport jo masiv në vendin tonë, taekwondo ka nisur të përqafohet nga më të vegjlit dhe të rinjtë në Durrës.

Palestra e ekipit “Qendra sportive Dyrrah” është e mbushur me talente që premtojnë shumë për të ardhmen. Nuk do të jetë e largët dita, kur këto djem e vajza do të rrëmbejnë podiume në eventet e ardhshme ndërkombëtare.   

M.B.