Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, E. K., 32 vjeç dhe E. K., 42 vjeç, banues në Qerret, pasi u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Në pranga ra edhe A. Rr., 30 vjeç, banues në Kavajë, i kapur jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, nga Policia e Plazhit u kap shtetasi L. G., 34 vjeç, banues në Berat, i shpallur në kërkim për vjedhje produktesh në një market.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.