Katër lëkundje tërmeti, janë ndjerë sot në vendit tonë duke filluar nga orët e para të mëngjesit e deri pasdite. Raportohet se lëkundja më e fortë ka qenë 3,6 ballë.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se lëkundjet e para të tërmetit janë ndjerë në juglindje të vendit, në Prrenjas, me magnitudë 2,6 ballë, që është ndjerë edhe në qytete si Pogradeci e Korça. Ndërsa një orë më vonë një tjetër tërmet me 2,5 ballë është ndjerë në Shkodër.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Ibë të Tiranës, 2,7 ballë.

 

Ndërsa i katërti është ndjerë rreth orës 13:00 sërish 2 km në jug të Prrenjasit dhe raportohet të ketë qenë më i fortë se të tjerët 3,6 ballë.