Një tërmet prej 4.8 ballësh ka rënë në Catania, Italia, në orën 2:34 të mëngjesit të sotëm dhe ka shkaktuar lëndimin e 40 personave nga shembjet që pësuan kryesisht godinat e vjetra. Disa qindra persona e kaluan natën jashtë të trembur. Shumë prej tyre shkruan në rrjetet sociale, se 4 lëkundjet sizmike, 4.8 ballë më e forta mes tyre, ishin të tmerrshme.

Tërmeti kishte si epiqendër qytetin Santa Maria dhe është regjistruar në thellësinë 9 km, raporton Il Messaggero.

Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të Catania-s me plagë të shkaktuara kryesisht nga shembjet.

Mbrojtja Civile është në terren dhe ka regjistruar vendet ku kanë ndodhur shembje, si në Biancavilla, Santa Maria di Licodia e Adrano.

Tërmeti u ndie edhe në provinca të tjera, si Siracusa, Enna e Messina.