Tashmë ka shkuar në 8 numri i kafshëve që janë infektuar me koronavirus në një kopësht zoologjik në New York.

Në fillim të muajit prill u raportua rasti i parë zyrtar i një kafshe të prekur që ishte një tigër i quajtur Nadia. Organizata jo-fitimprurëse që drejton kopshtin zoologjik konfirmoi se 4 tigra të tjerë dhe 3 luanë pas testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kafshët janë infektuar nga një punonjës i stafit, i cili ishte mbartës i virusit por nuk kishte shfaqur asnjë shenjë. Po ashtu asnjë shenjë nuk kanë shfaqur deri tani disa nga kafshët e prekura, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre kanë simptomën e kollitjes.